
E fotografoi në luftë, kosovarja e takon fotografin Hazir Reka pas 22 vjetësh
Foto e asaj kohe përshkruan vuajtjet dhe frikën e fëmijëve të cilët po e përjetonin luftën e masakrat serbe në Kosovë
Vjollca Qerimi Hyseni, ishte një vajzë e vogël 22 vjet më parë kur fotografi i njohur kosovar Hazir Reka e kapi në objektivin e tij, ndërkohë që në Kosovë ishte luftë.
Foto e asaj kohe përshkruan vuajtjet dhe frikën e fëmijëve të cilët po e përjetonin luftën e masakrat serbe në Kosovë.
E 22 vjet pas, Vjollca ka gjetur fotografin me të cilin edhe është takuar.

“Miq të dashur, doja me e nda me juve këtë foto, që për mua është një kujtim i hidhur, po me pas këtë foto është një fat shumë i madh,e falënderoj nga zemra fotografin Hazir Reka për kontributin e tij gjatë luftës që mbas 22 viteve e kuptova që e kam një foto të tillë, po ashtu e falënderoj dajën tim, Heset Quza, që ma bëri të mundur këtë takim . Eh sa për foto nuk po foli hiq se foto fol vet si një fëmijë e ka përjetuar luftën, e si çdo person ka kontribuar në mënyrën e vet, edhe një herë faleminderit shume”, ka shkruar Qerimi