Shkenca prapa pse grupet Whatsapp janë të këqija për shëndetin tonë

Arrestohet njëri nga personat që kishin dërguar vajzën 18 vjeçare pa shenja jete në spital
Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj njërin nga personat e dyshimtë që kishte dërguar në spital vajzën 18 vjeçare pa shenja jete. Fillimisht u raportua se ajo ishte 20 vjeçare, por njoftimet e fundit thonë se ishte më e re.
Tutje, sipas burimeve, i dyshuari kryesor është identifikuar nga Policia e Kosovës. Ai ka bashkëjetuar me viktimën.
Dy personat e dyshuar janë me precedent penal dhe të njohur për Policinë e Kosovës.
Po ashtu është gjetur vendi i ngjarjes ku ka ndërruar jetë e dyshuara. Vdekja e 18 vjeçares besohet të ketë ndodhur në një banesë afër spitalit të Ferizajt.
Pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor është i dyshuari tjetër me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçar.
Ndërkaq, trupi i pajetë dyshohet të jetë i personit me inicialet M.O (F/K) e moshës 18 vjeçare, e cila është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.
Rasti është cilësuar ‘’Vrasje e rëndë’’ dhe mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore.
LEXO PO ASHTU: