Shkenca prapa pse grupet Whatsapp janë të këqija për shëndetin tonë

17 të vdekur e 1,067 raste të reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 17 persona kanë vdekur e 1,067 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në Kosovë në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave të MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 7,946 testime ndërkohë që janë shëruar 278 pacientë.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 20,467.
Raporti i Ministrisë dhe IKSHPK-së:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 7.946 testime, 1.067 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 17 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 278 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.566. Në total numri i rasteve aktive është 20.467.