Ditari sekret i Enver Hoxhës: Projekti i panjohur për t’u hapur me Perëndimin që në
Si të krijoni një dyqan online në 5 hapa të thjeshtë
Pavarësisht nëse jeni një tregtar i vetëm ose një ndërmarrje e konsiderueshme, krijimi i një dyqani online përmes një webfaqe ecommerce për të shfaqur produktet ose shërbimet tuaja mund të sjellë shitje shtesë – me kusht që t’i bëni gjërat në mënyrë korrekte. Në vijim janë pes♪ hapat që duhet të ndiqni për të krijuar dyqanin tuaj online.
1. Sigurohuni që keni produktet ose shërbimet e duhura në ofertë
Ju tashmë mund të shisni produktet ose shërbimet që dëshironi të përfshini në dyqanin tuaj online, ose mund të filloni dhe kërkoni produktet ose shërbimet më të mira për të shitur dhe për të bërë një fitim të arsyeshëm. Cilado qoftë situata, do t’ju duhet të kontrolloni konkurrencën në internet për të përcaktuar mundësinë e shitjeve. Provoni një kërkim në internet për të parë se kush tjetër i shet artikujt dhe me çfarë çmimi.
Për të zbutur shkallën e konkurrencës, mund të jetë më mirë të përqendroheni në produktet e ngrohta që shesin vetëm disa furnizues. Për ta kontrolluar këtë, mund të përdorni mjete të tilla si SEMrush, i cili kontrollon konkurrencën për produktet tuaja, si dhe ndihmon në identifikimin e fjalëve kryesore të kërkueshme (ang. key searchable words) që përdoruesit hyjnë kur kërkojnë artikuj të ndryshëm.
2. Zgjedhni softuerin për ndërtimin e dyqanit
Ky është një artikull i botuar më parë në blogun e Hostinkos. Vazhdo leximin në blog: https://bit.ly/3kqujiO