Ktheu Gjermaninë “në shina”, Nagelsmann i hapur për të zgjatur bashkëpunimin
“E paedukatë”/ Dafina Zeqiri përplaset me ata që e kritikuan për gishtin e mesit në foto
Këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, ka publikuar një ditë më parë disa fotografi nga prapaskenat e përgatitjes së albumit të saj më të ri, i cili mban titullin “Dafinë moj”.
Në fotot në fjalë, Dafina shfaqet me të gjithë personat që ka bashkëpunuar për të realizuar albumin që fansat e saj po e presin me padurim. Por në njërën prej këtyre pozave, këngëtarja shfaqet me gishtin e mesit të ngritur lart.
Ky gjest duket se nuk u ka pëlqyer disa prej ndjekësve të saj, të cilët menjëherë kanë komentuar duke e kritikuar.
“Çfarë do të thuash me këtë gisht e dashur Dafina?”, i ka komentuar dikush këngëtares, e cila nuk ia ka kursyer përgjigjen,
“A duhet të shpjegoj veten time te ty apo tek ndonjë tjetër e dashur? Më lër të jetoj dhe bëji vetes një nder të madh e dashur, shko jeto jetën tënde dhe mos shiko punët e veprimet e të tjerëve. Jam shumë e lodhur nga njerëzit mendjengushtë si ti!”, i është përgjigjur ajo.
Por komentet negative nuk kanë mbaruar me kaq, pasi një tjetër ka shkruar në fotot e saj duke e cilësuar këngëtaren e njohur si “të paedukatë”.
“Ajo nuk është mendjengushtë, ti je e paedukatë”, ka komentuar personi tjetër.
“Oh haha jam e edukuar mjaftueshëm për të parë punët e mia. Mos ta nxora ty gishtin? Të mos pendohesh për veprimet të bën ty të paedukatë? Po më fyen inteligjencën dhe mënyrën se si nëna ime edukon fëmijët? Duhet të të vijë turp nga vetja! Ti? Studente e mjekësisë? Edhe del nëpër rrjete sociale i gjykon njerëzit? Gishtin mos ta ngrita ty? Ti të jesh njeri i mirë dhe i edukuar qesh me këtë postim dhe më uron fat për punën e palodhshme që kam bërë e jo të më tregosh mungesat e tua.
Çfarëdo që të bësh apo të thuash ditët e sotme disa ‘njerëz të zgjuar’ kanë diçka për të thënë, kjo është shumë e trishtueshme… jetoni jetën tuaj”, i është përgjigjur Dafina.