Pep “ia vë syrin” talentit të Bayernit, por duhet të paktën 100 milionë
Për të “çmendurat” që bllokojnë autostradën, për një video me shampanjë në “Tik Tok”!
Ditën e sotme është publikuar video e plotë e vajzave, të cilat pak ditë më parë bllokuan rrugën në Unazën e Madhe në Tiranë duke zhvilluar një video për Tik Tok.
Kujtojmë që në lidhje me ngjarjen policia ka gjobitur shoferen 21 vjeçe. Ajo është ndëshkuar me 500 mijë lekë (të vjetra) gjobë dhe Mercedesi i është bllokuar.
Por duket se per atë gjobë atyre nuk u a ndjen fare, aq sa Klaudia njëra nga vajzat e ka postuar videon e plotë të rrjetet sociale.
Në video katër vajzat shihen me muzikë në “kup të qiellit”, e teksa hapin shampanjën dalin nga makina dhe kërcejnë nën ritmin e këngës “Fajet”, ku video është realizuar përmes një droni.
Sikur mos të mjaftonte që vetë 4 vajzat kanë bllokur rrugë, tani kërkojnë që kjo të kthehet në një sfidë, që të gjithë të bëjnë video të tilla, për të vlerësuar më pas se kush është edhe më e bukura.
Si duket në këtë mënyrë artistët, të cilët shtohen çdo ditë e më shumë, kërkojnë që në këtë lloj formash të tërheqin edhe vëmendjen.
Një mëndjelehtësi e këtyre vajzave të cilat mund të ishin burim aksidentesh dhe rrezikuan jetët e tyre dhe të qytetarëve të tjerë.
Në makina ndodheshin prindër me fëmijë të vegjël dhe në temperature të lartë por “Klaudia” dhe shoqet e saj nuk pyesin. Për ta më e rëndësishme është video në TikTok se sa femija që qan, ambulance që i bie burisë, zjarrëfiksja që ka një emergjencë.
Po kush pyet për këto “Klaudia” do që të krijoj një sfidë që edhe të tjërë ta provojnë atë që ajo bëri.
Donte të bëhej e njohur dhe u bë jo vetëm nga video në Tik Tok por edhe nga mediat të cilat i bën publicitet.
Dikush mund të thotë që janë të rinj duan të argëtohen të mos ua prishim qejfin, por jo ky nuk është argëtim kjo është cmenduri e cila mund të ishte kthyer në tragjedi.
Shpresoj që të tjera vajza të mos e kenë marrë seriozaisht atë që bëri “Klaudia’ dhe shoqet e saj. Kjo video duhet fshirë pasi Klaudia dhe shoqet e saj të kenë fëmijë do të thonë me vete se sa të cmendura kanë qenë./Gazeta Shqip