Ktheu Gjermaninë “në shina”, Nagelsmann i hapur për të zgjatur bashkëpunimin
Kapen mbi 1 mijë kilogram kokainë në një dërgesë me banane (FOTO)
Dy persona u arrestuan në një operacion policor në të cilin u kapën më shumë se një ton kokainë mbrëmë, njoftoi Administrata e Policisë në Mal të Zi. Droga u kap në një magazinë dhe ishte në një ngarkesë me banane.
“Policia konfiskoi 1,205 pako me lëndë narkotike kokainë në qytetin Mojanoviqi në Zeta, me një peshë totale mbi një ton. Droga u gjet në një ngarkesë me banane. Dy persona u privuan nga liria,” tha policia.
Për shkak të këtij aksioni në të cilin u kap sasia më e madhe e drogës ndonjëherë në Mal të Zi, rrugët dhe bulevardi pranë Drejtorisë së Policisë u bllokuan mbrëmë, raporton RTCG, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me kapjen e më shumë se një ton kokainë atje, zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq tha në Twitter se Qeveria po bën atë që kishte premtuar dhe se Mali i Zi nuk do të ishte një vend krimi.