Ditari sekret i Enver Hoxhës: Projekti i panjohur për t’u hapur me Perëndimin që në
Nga ora policore deri te mbyllja, masat e reja
Së shpejti pritet të hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID të cilat do të zgjasin të paktën deri më 13 shtator. Kosova, përfundimisht po hyn në një mbyllje të re.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka njoftuar me këto masa edhe kryetarët e komunave të Kosovës.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi tha pas takimit se është vendosur për masat e reja kundër COVID-19.
Sipas tij është propozuar që nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të vendoset ora policore e që gastronomia të punoj deri në orën 21:30.
“Mësimi po shtyhet deri më 13 shtator. Gastronomia do të punojë deri në orën 21.30. Ndërsa do të vendoset edhe ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00.
1 mijë e 16 punëtorë shëndetësorë dhe inspektorë do të shtohen.
Kërkesa e komunave rreth furnizimit me barna do te plotësohet, pra 92 për qind e kërkesave par furnizim do të plotësohen.
Ne si Asociacion kërkuam shtimin e inspektorëve komunal që masat të zbatohen si dhe hapjen e qendrave të reja të vaksinimit, ministri tha se kjo varet prej numrit të vaksinave. Kërkesa jonë ishte edhe që të bëhet decentralizimi i rekrutimit të personelit shëndetësorë”, ka shtuar ai.
Njoftim nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës
Masat e reja të cilat priten të merren dhe të vlejnë deri më 13 Shtator!
Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit prof. Dr. Hysen Sogojeva bashkë me drejtorin e departamentit të sallave të dasmave z. Driton Hoti u ftuan sot në takim nga ministri z. Arben Vitia.Arsyeja e këtij takimi ishte diskutimi rreth masave të reja që së shpejti priten të hynë në fuqi.Këto janë disa nga masat që do të mirren:
• Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30;
• Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës;
• Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare;
• Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura;
• Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona;
• Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit.Për shkak të numrit të madh të rasteve të të infektuarve me Covid-19 ju lusim t’i respektoni këto dhe masa të tjera që priten të hyjnë në fuqi së shpejti.