Shkenca prapa pse grupet Whatsapp janë të këqija për shëndetin tonë

Pas shumë hamendjeve merret vendimi/ Shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka konfirmuar se është shtyrë fillimi i vitit të ri shkollor, pas një takimi që kryetarët e komunave kanë mbajtur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, të premten.
Sipas një njoftimi për media, Vitia i ka njoftuar kryetarët e komunave se mësimi s’do të fillojë deri më 13 shtator dhe atëherë do të rivlerësohet situata.
Nga 1 shtatori deri më 13 shtator, qeveria pritet të shpallë masat e reja mbyllëse, në përpjekje të uljes së infektimeve me COVID-19.