Prototipi i “kompjuterit me rezervuar” parashikon ngjarje më mirë se disa kompjuterë dixhitalë

Kosova po shqyrton dozën e tretë të vaksinës anti-COVID
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se ekziston mundësia që të fillojnë me dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 për qytetarët.
“Kjo do të parandalojë valët e tjera, e domosdoshme është të mos vuani, të mos mbyllet ekonomia fëmijët të mos mbesin pa shkuar në shkollë. Ky virus do jetë për një kohë të gjatë i përhapur, në shtetet tjera kemi parë se deri në shtatë apo tetë muaj është duke qëndruar efekti i vaksinave mbrojtëse. Nuk ka akoma studime të qëndrueshme për këtë. Ne si qeveri jemi bërë gati për të negociuar për të siguruar edhe dozën e tretë të vaksinimit kundër COVID-19, për ta pasur të gatshme me kohë nëse është nevoja. Çfardo masa që do t’i marrim me siguri do të ketë edhe valë të tjera, vetëm vaksinimi na shpëton”, është shprehur Vitia.
Ai në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ka theksuar se Kosova është sukses në aspektin e vaksinimit kundër COVID-19.
“Kosova e filloi shumë vonë vaksinimin, ishte e fundit në Ballkan, sot ka kaluar disa vende të Ballkanit sa i përket numrit të të vaksinuarve. Kjo nuk është garë por qytetarët duhet të vaksinohen që të kalojmë edhe vendet tjera. Vaksinimi mbetet mënyra kryesore për t’u imunizuar dhe luftuar virusin. Jemi vende që në javë po vaksinon më shumë se krejt se vende e rajonit, duke vazhduar kështu deri në fund të vitit do ta kalojmë shifrën e 60 përqind të vaksinimit të popullsisë”.