Fizikanët thonë se bateria e fundit mund të shfrytëzojë fuqinë e vrimave të zeza: ScienceAlert
Vajza e re denoncon 57 vjeçarin në Polici, e ngacmonte çdo ditë
Një 57-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës i akuzuar për përndjekje nga një vajzë 20-vjeçare.
E reja i është drejtuar Komisariatit të Policisë Nr. 6 në kryeqytet, me kallëzim për personin i cili sipas saj i ishte kthyer në një burim shqetësimi të vazhdueshëm me përndjekjen që i bënte.
Si të mos mjaftonte fakti që ai e ndiqte këmba-këmbës, policia thotë se 57-vjeçari madje e ka shantazhuar të renë me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Përndjekja” i shtetasit P. B., 57 vjeç, pasi ka përndjekur dhe shantazhuar për të kryer marrëdhënie seksuale një shtetase 20-vjeçare.