“Ndërkombëtarët, zot shtëpie në Kosovë”, Rama: Nëse i kthejnë shpinën, vendin e presin ditë të

Mediat botërore shkruajnë për rikthimin e orës policore në Kosovë
Agjencia e njohur e lajmeve me bazë në Amerikë, Associated Press ka raportuar për masat e reja dyjavore të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në mesin e të cilave është rikthimi i orës policore dhe shtyrja e procesit mësimor deri më 13 shtator.
Zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu ka deklaruar për AP se kufizimet ishin të nevojshme pas mbërritjes “së pashmangshme” të variantit Delta të virusit që është më infektues.
“Kthimi në shkolla u shty deri më 13 shtator, ndërsa nga ora 22:00 deri në 5 të mëngjesit është në fuqi ora policore si dhe restorantet dhe baret mund të funksionojnë vetëm jashtë.
Oficerët e policisë në Prishtinë po zbatonin gjithashtu një mandat të ri maskash në hapësirat e jashtme”, shkruan kjo agjenci.
Shqipe Vllasaliu Mehmedi, drejtoreshë e shkollës Naim Frasheri në kryeqytet, tha se mësuesit po konsideronin mësimin online për arsimimin e fëmijëve.
Mësuesi dhe prindi Mergim Mestani mirëpriti shtyrjen, duke thënë se shëndeti publik ishte primar.
“Kosova ka raportuar një rritje të konsiderueshme deri në më shumë se 2,000 raste të viruseve ditore në gusht, krahasuar me raste që regjistronin më pak se 100 raste në javë në fillim të korrikut.
Rreth 45% e popullsisë së saj prej 1.8 milion njerëz kanë marrë të paktën një vaksinë kundër COVID-19 dhe qeveria synon të arrijë 60% deri në fund të vitit”, shkruan më tutje AP.