Studimi Lidh Preferencën për Makina me zë të lartë me disa Tipare të Personalitetit Befasues:
Stuhia Ida godet në New York e New Jersey, shpallet gjendje emergjente (VIDEO)
Gjendje emergjente është shpallur në New York, pasi qyteti u godit nga reshjet rekord të shiut dhe përmbytjet, si pasojë e stuhisë tropikale Ida.
Kryebashkiaku Bill de Blasio ka thënë se qyteti ishte prekur nga “një ngjarje historike e motit”me “përmbytje brutale” dhe “kushte të rrezikshme” në rrugë.
Disa pamje të publikuara në rrjete sociale bëjnë të ditur se uji kishte përfshirë stacionet e metrosë, shtëpitë e njerëzve si dhe kishte përmbytur rrugët.
Edhe shteti i New Jersey po ashtu e ka deklaruar një emergjencë si dhe është raportuar të paktën për një të vdekur, shkruan BBC.
Një person u mbyt në Passaic, New Jersey, tha kryebashkiaku lokal. Një tornado gjithashtu shkatërroi të paktën nëntë shtëpi në Mullica Hill, në të njëjtin shtet.
Kulmi i një ndërtese postare u shemb në Kearny, New Jersey, aty brenda kishte njerëz, tha policia. Ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje, por nuk është e qartë se sa persona mund të jenë lënduar.
Nga Shërbimi Kombëtar i Motit kanë thënë se në Parkun Qendror të New Yorkut për një orë shiu ka shkuar deri në tetë centimetra.
Policia e Nju Jorkut u ka bërë thirrje njerëzve që të mos dalin në rrugë dhe nga Departamenti i Zjarrfikësve kanë thënë se janë duke iu përgjigjur thirrjeve nga i gjithë qyteti.
Metroja e qytetit është mbyllur kryesisht dhe shumë shërbime trenash dhe fluturime jashtë New Yorkut dhe New Jersey janë pezulluar. Uragani Ida ishte shfaqur nga e diela në Louisiana.
NEW JERSEY
Mbetjet e uraganit Ida sollën erëra të forta, shira të dendur dhe të paktën një tornado të mërkurën ndërsa stuhia goditi Pensilvaninë dhe New Jersey.
Video nga Rutherford dhe East Rutherford, New Jersey, rreth 19 kilometra në perëndim të Manhattan, shfaqinujin që mbulon rrugët dhe binarët e trenave, dhe përmbytjet brenda bizneseve dhe një stacioni treni. Disa shoferë që braktisin makinat e tyre në një autostradë të përmbytur.
Guvernatori Phil Murphy shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në të gjitha 21 qarqet e New Jersey, duke u bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë larg rrugëve të përmbytura.