
Vritet brutalisht nga familjarët pasi refuzoi të martohej me kushëririn (FOTO)
Një vajzë e re, e cilësuar si “E bukura e Bagdadit”, është vrarë brutalisht duke u qëlluar me thikë në rrugë nga tre burra. Nourzan Al-Shammari, sipas raportimeve kishte refuzuar martesën e rekomanduar nga familjarët, me kushëririn e saj.
Vrasja e Al-Shammari ka shkaktuar zemërim në të gjithë Irakun, pas publikimit të pamjeve të rënda të krimit në rrjetet sociale.
Teksa kthehej në shtëpi në këmbë nga puna, e reja u sulmua nga tre burra me thika në duar dhe me shalle në fytyrë.
Rrjeti vendas Alsumaria News shkruante se ajo u vra në të ashtuquajturat “vrasje nderi” për refuzimin e martesës.
Policia tha se pas ngjarjes ka arrestuar vëllanë e Nourzan për rolin e tij të dyshuar në vrasje, ndërsa në kërkim janë dy kushërinj të saj.
Rrjetet vendase thonin se kjo nuk ishte martesa e parë e detyruar për vajzën, ndërsa ishte martuar edhe një herë tjetër kundër dëshirës kur ishte fëmijë, vetëm 13 vjeçe.




