
60 mijë e 884 vizitorë në hotelet e Kosovës për tre muaj
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e hotelerisë në Kosovë për tremujorin e dytë të këtij viti.
Në tremujorin e dytë të vitit pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës teksa numri i vizitorëve është 60 mijë e 884.
Prej tyre 36.22 përqind janë vendorë dhe 63.78 përqind janë të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve është 94 mijë e 148, prej tyre 36.68 përqind nga vendorët dhe 63.32 përqind nga të huajt.
Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 22 mijë e 340 vizitorë dhe 35 mijë e 403 net-qëndrime.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë teksa sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra.