
28 të vdekur nga COVID brenda një dite në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga 6,310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124.711.
Raporti i Ministrisë:
06 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 6.310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124.711.
Në total numri i rasteve aktive është 25.290.
