Shkenca prapa pse grupet Whatsapp janë të këqija për shëndetin tonë

Kurti bisedë telefonike me Sekretarin amerikan: Po forcohet miqësia jonë me SHBA-në
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka biseduar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Kurti ka shkruar në Twitter se temë e diskutimit me Blinkenin ishte pranimi i refugjatëve nga Afganistani në Kosovë.
“Kënaqësi të flasësh me sekretarin Antony Blinken sot. Ai shprehu vlerësimin e Presidentit Biden për mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë. Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me SHBA-në është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, shkroi kryeministri.
Rresh 700 afganë të cilët u evakouan nga vendi i tyre për shkak se talebanët e morën pushtetin, janë pranuar në Kosovë. Kosova ka marrë përsipër që t’i pranojë edhe qindra afganë të tjerë.
Blinken shkruan për bisedën me Kurtin: Falënderon Kosovën për strehimin e afganëve
Edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka shkruar në Twitter për bisedën e sotme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Blinken ka thënë se e ka falenderuar Kurtin për pritjen e afganëve, ndërsa s’i ka harruar as qytetarët e Kosovës, teksa ka rikujtuar se shumë prej tyre vetë dikur ishin refugjatë.
“Në bisedën time sot me Kryeministrin e Kosovës Albin Kuri e falenderova qeverinë dhe popullin e Kosovës për pritjen e afganëve në rrezik. Qytetarët e Kosovës, shumë prej të cilëve dikur refugjatë vetë, sërish kanë demonstruar gatishmërinë dhe kapacitetin e tyre për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale”, shkroi Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.