Humb jetën një fëmijë njëvjeçar, pasi goditet nga kamioneta në Prishtinë
Këtë të shtune një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Mehmet Ali Vrioni”, ku si pasojë një fëmijë njëvjeçar ka vdekur pasi u godit nga një kamionetë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet (kamionetë) dhe një këmbësor (i lindur 2020). Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë lëndimeve dhe i njëjti, ka ndërruar jetë”.
Tutje, Ahmeti bën të ditur se me vendim të prokurorit, ngasësi i automjetit është ndaluar për 48 orë, ndërkohë që po punohet në ndriqimin e rrethanave të aksidentit.