Balenat e spermës janë parë duke përdorur armën e tyre të fundit kundër orkave sulmuese:
“Gabim i tmerrshëm”/ E pranon gjenerali amerikan, goditja me dron nga Biden vrau 7 fëmijë në Kabul
Pentagoni ka pranuar sulmin me dron të 29 gushtit kundër një operatori të supozuar të ISIS-K, ku mbetën të vrarë 7 fëmijë.
Shefi i Komandës Qendrore të SHBA Gjeneral Frank McKenzie pranoi se sulmi ishte një “gabim i tmerrshëm” ndërsa iu drejtua gazetarëve të Premten dhe tha se “nuk kishte gjasa që automjeti dhe ata që vdiqën të ishin të lidhur me ISIS-K ose një kërcënim të drejtpërdrejtë për forcat amerikane.”
“Ishte një gabim dhe unë kërkoj falje të sinqertë,” tha McKenzie.
McKenzie tha se lëvizjet e punonjësit Zemari Ahmadi ngritën dyshime në lidhje me planet e ISIS për një sulm në aeroportin e Kabulit.
Një dron kishte vëzhguar burra që ngarkonin atë që mendohej se ishte eksploziv në automjetin e Ahmadit, por në fakt ishin kova me ujë.
Sulmi vdekjeprurës i dronit shkaktoi një shpërthim të madh, të cilin zyrtarët fillimisht pohuan se ishte dëshmi se makina me të vërtetë mbante eksploziv, por një hetim përcaktoi se ka të ngjarë të ishte një rezervuar me propan i vendosur në rrugë.
“Unë shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjen dhe miqtë e atyre që u vranë,” vazhdoi McKenzie.
Ushtria amerikane kërkon falje dhe pranon gabimin tragjik në sulmin me dronë në Afganistan, u mori jetën 10 civilëve
Organizata ndërkombëtare, Amnesty International, e ka konsideruar “hap të parë pozitiv”, deklaratën e ushtrisë amerikane se sulmi ajror në Kabul, disa ditë para tërheqjes së trupave, ka vrarë 10 civilë të pafajshëm.
Megjithatë, kjo organizatë ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të zotohen për hetime “të plota dhe transparente” për incidentin. “Ky pranim është një hap i rëndësishëm drejt llogaridhënies për vrasjet në Kabul, mirëpo pjesa më e madhe pritet të bëhet”, ka thënë Brian Castner, këshilltar i lartë për kriza në organizatën me bazë në Londër.
Një punëtor dhe nëntë anëtarë të familjes së tij, kanë vdekur në sulmin me dron më 29 gusht. “Secili i dyshuar për përgjegjësi penale, duhet të gjykohet në gjyq të drejtë” ka thënë Castner, duke shtuar se të mbijetuarit dhe familjet e viktimave duhet të pranojnë “dëmshpërblim të plotë”.
Sulmi – një nga veprimet e fundit të ushtrisë amerikane në Afganistan, para përmbylljes së misionit 20-vjeçar – ka ndodhur rreth 3 kilometra larg aeroportit të Kabulit, tri ditë pasi një sulm vetëvrasës në aeroport ka lënë të vdekur mbi 170 civilë afganë dhe 13 trupa ushtarake amerikane.
Duke e përshkruar sulmin si “gabim tragjik”, Gjenerali i Komandës Qendrore, Kenneth McKenzie, ka thënë se sulmi ka lënë të vdekur 10 civilë, duke përfshirë shtatë fëmijë. Inteligjenca amerikane ka besuar se makina që është qëlluar ka qenë e lidhur me militantë të IS-K – degë lokale e grupit ekstremist Shteti Islamik, ka thënë McKenzie.
Ai ka thënë se Pentagoni është duke shqyrtuar mundësinë e dëmshpërblimit për familjarët e personave të vrarë. “Kërkojmë falje, do të mësojmë nga ky gabim i tmerrshëm”, ka thënë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, përmes një deklarate.
Talibanët kanë rrëzuar Qeverinë e përkrahur nga Perëndimi më 15 gusht në Kabul, duke nxitur përpjekje masive për evakuim nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj. Deri në fund të muajit gusht, në aeroportin e Kabulit janë parë skena kaotike, pasi mijëra shtetas të huaj dhe afganë kanë tentuar të ikin nga shteti.