Shkenca prapa pse grupet Whatsapp janë të këqija për shëndetin tonë

Një javë më parë piu shampo për t’u vetëvrarë/ Kjo është e reja që u hodh nga kati 5 me fëmijën në Vlorë (FOTO)
Një 35-vjeçare u hodh sot nga pallati së bashku me fëmijën e saj në qytetin e Vlorës. E reja dhe fëmija i saj vetëm 1 vjeç gjetën vdekjen e menjëhershme.
Detaje të reja janë zbuluar sëfundmi në lidhje me ngjarjen e rëndë. Pamela Mërtiri mësohet se një javë më parë kishte tentuar të vriste veten duke pirë shampo.
Nga raportimet del se 34-vjeçarja (në foton e siguruar nga Gazeta Shqip) rezulton të jetë shtruar në spital një javë më parë për këtë arsye.
Në javët e fundit viktima kishte shfaqur gjendje të rënduar psikologjike e cila siç duket i është shkaktuar pas divorcit me ish-bashkëshortin e saj.
Sipas dëshmisë së fqinjëve ajo ishte farmaciste në Tiranë, ndërsa në Vlorë kishte shkuar për të takuar prindërit e saj.
