Wednesday, January 26, 2022

9 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 9 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar të shtunën në Kosovë, nga testimi i 1,591 të dyshuarve për koronavirus.

Sipas njoftimit të MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 është 334.

Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 1,898 persona. Që nga fillimi i vaksinimit, të vaksinuar me të dy dozat janë 761,003 persona, derisa numri i dozave të administruara është 1,614,212.

- Advertisment -

Lexoni