
Donte t’i bënte befasi të fejuarit/ Identifikohet një nga 27 viktimat që u mbytën në det (FOTO)
BRITANI E MADHE – Mediat britanike kanë identifikuar një nga 27 viktimat që u mbyten në kanalin anglez, në tentativë për t’u futur në terrirotin britanik.
BBC shkruan se Maryam Nuri Mohamed Amin, 24-vjeçe, është një nga 27 personat që vdiqën gjatë përpjekjes për të kaluar në Britani të mërkurën.
I fejuari i saj, i cili jeton në Britaninë e Madhe, i tha BBC-së se po i dërgonte mesazhe teksa gomonia po mbytej.
Ajo bashkë me 17 burra, gjashtë gra të tjera – njëra prej të cilave ishte shtatzënë – dhe tre fëmijë, vdiqën pasi varka e tyre u fundos në det në brigjet veriore franceze.
Kishte vetëm dy të mbijetuar – një irakian dhe një somalez.
I fejuari i saj tha se Maryam, kishte qenë në varkë me një të afërme. Ai nuk e kishte ditur më parë për tentativën për kalimin dhe tha se mbërritja e Maryam në Britani supozohej të ishte një surprizë./ BBC
