Wednesday, January 19, 2022

Haradinaj shkon për ngushëllime tek familjet e nxënësve të vrarë në Gllogjan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime tek familjet që mbrëmë humbën familjarët e tyre në sulmin që ndodhi në Gllogjan të Deçanit.

Haradinaj vizitoi familjen Mustafaj dhe Hamzaj në Gllogjan teksa u shprehu ngushëllime familjarëve.

“Është e padrejtë kjo që ka ndodh dhe shumë e dhimbshme. Biseduam që nuk kemi me u ndalë duke punuar që të vendoset drejtësia në këtë rast. Njëkohësisht do të punojmë që të forcohet rendi dhe ligji që kurrë askush të mos mundet që të rrezikoj dikë”.

- Advertisment -

Lexoni