“Ndërkombëtarët, zot shtëpie në Kosovë”, Rama: Nëse i kthejnë shpinën, vendin e presin ditë të

Reagon Kamberi pasi që Serbia nuk lejoi ministrat e Kosovës të shkojnë në Luginë të Preshevës
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pasi Serbia ua ka refuzuar vizitën në Luginës e Preshevës katër ministrave të Kosovës.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se shqiptarët e Luginës nuk mund të realizojnë lirshëm të drejtën e tyre që në festën më të madhe kombëtare të përdorin simbole kombëtare.
“Serbia nuk ka lejuar vizitën e sotme të katër ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Luginë të Preshevës. Çfarë asimetrie të drejtash mes Luginës së Preshevës me serbët në Kosovë? Serbia mbetet i vetmi vend në rajon që me ligj kufizon lirinë e përdorimit zyrtarë të simboleve kombëtare”.
“Si pasojë e kësaj, Lugina e Preshevës, sot, në festën më të madhe kombëtare, mbetet rajoni vetëm i banuar me shqiptarë që nuk mundet lirshëm të realizojë të drejtën dhe lirinë e përdorimit të simbolit kombëtar si pjesë të identitetit kombëtarë”.
“Në këto rrethana ndër më të rëndat nëpër të cilat po kalon, Lugina e Preshevës, ka nevojën si kurdoherë më parë për ndihmën shtetërore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. S’ka moment tjetër për veprim, sot është nevoja, sot është edhe koha: “Right Here, Right NOW””,ka shkruar Kamberi.