Friday, January 28, 2022

Osmani e Kurti përulen para atyre që sakrifikuan për liri, pavarësi e bashkim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti, dhe kabineti qeveritar kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit.

Osmani tha se janë këtu për të nderuar sakrificën e brezave të shumtë që frymoi me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912.

“Sot e filluam ditën te komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja Jashari për të nderuar sakrificën e tyre . 28 nëntori përveç simbolikës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe rëndësisë historike të ngritjes së flamurit, është edhe data kur ka lindur komandanti Adem Jashari dhe datë dalja e UÇK dhe të gjitha këto i japin kuptim më të madh festave të nëntorit. Duke nderuar sakrificën e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë tonë, i uroj shqiptarët gjithandej për këtë festë tonën të përbashkët duke shpresuar që një ardhme e ndritur e pret Republikën e Kosovës dhe atë të Shqipërisë”, tha Osmani.

E kryeministri Albin Kurti tha se 28 nëntori është datë themelore e identitetit kombëtar shqiptar.

“Unë i bashkëngjitëm urimit të presidentes. 28 nëntori është datë themelore e identitetit kombëtar shqiptarë. Prej Skënderbeut në Krujë, Ismail Qemailit në Vlorë e Adem Jasharit në Prekaz, kjo është një ditë që na mbushë e gëzim por edhe përgjegjësi., për të zhvilluar vendin tonë, për të shtuar demokracinë janë më të rëndësishme se kurrë më parë.
Me këtë rast përkulemi dhe nderojmë ata që sakrifikuan dhe u flijuan për liri, pavarësi e bashkim”, tha Kurti. 

- Advertisment -

Lexoni