Tuesday, January 18, 2022

Qindra veta u japin lamtumirën e fundit dy nxënësve të vrarë në Gllogjan

 Qindra persona kanë marrë pjesë ditën e sotme në ceremoninë e varrimit të dy nxënësve që u vranë dy ditë më parë në Gllogjan të Deçanit.

Siç shihet edhe nga fotot e shpërndara në rrjet prezenca e njerëzve ka qenë e shumtë jo vetëm për ngjarjen e rëmdë por edhe për t’i shprehur mbështetje familjarëve.

Është bërë me dije dhe më parë se të rinjve iu dha lamtumira e fundit në varrezat e fshatit në Gllogjan të Deçanit.

Pamjet nga ceremonia e varrimit për të rinjtë janë ndarë nga kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Ndërkohë që i pranishëm në varrim ishte edhe kryeministri Albin Kurti e kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Bëjmë me dije gjithashtu se gjatë ditës së sotme u varros edhe shoferi i autobusit, që po ashtu mbeti i vrarë nga sulmi me armë zjarri ditën e premtë.

Kujtojmë se policia er Kosovës ka dhënë 20 mijë euro shpërblim për këdo që ka informacion për autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë teksa i dyshuari edne ndodhet në arrati.

- Advertisment -

Lexoni