Friday, January 28, 2022

“I dashuri më hoqi unazën, kur mësoi se kisha dy djem”/ Durrsakja bën sherr me vëllanë

Durrës – 25-vjeçarja nga Durrësi, e cila braktisi familjen për 1 javë për t’u strehuar te familja e të dashurit, ka rrëfyer në “News 24”, se i dashuri e ka braktisur kur ka mësuar ekzistencën e dy fëmijëve të saj. Ai i ka thënë të resë se nuk mundet që të vijojnë më tej lidhjen.

‘Ai më tha se ke dy çuna dhe më hoqi unazën. Unë ia dhashë unazën dhe i thashë që fëmijët e mi nuk i hedh poshtë. Ai e mori vesh për djemtë jo prej meje. Prisnim ato ditë të bënim ceremoni. Ai e mori vesh nga të tjerë që kisha 2 fëmijë. Kemi shkuar në Elbasan dhe më ka kërkuar të blemë unazën. Unë i kam thënë nënës që jam sëmurë dhe vetëm kaq. Nuk i tregova ku jam. Nuk kisha besim, sepse familja nuk më fliste me gojë. Tani flas me babain e të gjithë të tjerët.

Dje e kam parë babain të përlotur. Sapo kam hyrë në shtëpi ishte vetëm djali i madh dhe më ka kapur në qafë. Kur ka parë në spital djali foton time në spital është sëmurë direkte. E kam vuajtur shumë pjesën që hoqa unazën dhe ia dhashë ish të dashurit. Unë e dua atë. Ai është ne ndjekje nga policia. Ai nuk më pranon për 2 fëmijët dhe për shkak se është në ndjekje nga policia.

Edhe familjarët e tij kanë reaguar keq për këtë gjë. Ata nuk pranojnë fëmijët, sepse thotë që jam djalë beqar. Familjarët kanë ardhur në mëngjes në Policinë e Durrësit. Policia më ka gjetur në Elbasan te familja e tij. Të enjten në darkë kam qenë në spital. Mjekët më thanë që kjo gjendje është shkaktuar nga stresi. Nuk kam asnjë siguri për të ardhmen. Jam pa banesë, qëndroj në një pallat të shembur’, u shpreh 25-vjeçarja.

Ndërkohë, në lidhje telefonike me studion është lidhur vëllai i 25-vjeçares. Ai ka thënë se për 6 ditë nuk e dinte se ku i ndodhej e motra, ndërsa shtoi se është shokuar kur mësoi lidhjen e saj me një person tjetër.

 ‘Unë e kam mbështetur në maksimum motrën. Ajo nuk ka marrë mamanë time që kujdesu për fëmijët, por i ka thënë kushërirës, që t’i thotë mamit të kujdeset për fëmijët. Telefoni të martën dhe të mërkurën ka qenë i fikur dhe nuk kthente përgjigje. Më pas ne u bëmë merak. Shkuam në polici dhe bëmë denoncimin. Ditën e enjte më ka dërguar foto nga spitali, m’i ma nisur vetë.

Për 6 ditë të shtëpisë së mi e dinë që ka hequr. Kur mësuam që ka qenë me një person kam mbetur pa fjalë, nuk dal dot nga dera e shtëpisë. Unë e kam mbështetur gjithmonë motrën, s’i kam thënë jo për asgjë. Unë s’kisha mundësi të mbaja motrën, sepse jam edhe vetë me qira. Kam mbetur edhe unë pa punë tani.

Për 1 javë e di unë se çfarë kam hequr. Me personin që është larguar motra nuk e njoh fare kush është. Nuk e di çfarë qëllimesh ka pasur, pa e njohur nuk flas dot. Motra vijon me të vetën që kam jetën time dhe bëj çfarë të dua’, u shpreh vëllai i 26 vjeçares.

- Advertisment -

Lexoni