Ktheu Gjermaninë “në shina”, Nagelsmann i hapur për të zgjatur bashkëpunimin
Pamje të reja: Stuhia në Stamboll, katër të vdekur dhe kaos
Për shkak të kushteve të rënda të motit në Stamboll, në Republikën e Turqisë, katër persona kanë humbur jetën dhe 19 janë lënduar.
Zyra e guvernatorit në Stamboll, duke cituar të dhëna nga Zyra e Situatave të Emergjencave (AFAD), tha se katër persona ishin vrarë, duke përfshirë një shtetas të huaj.
Sipas mediave të huaja, gjatë ditës kur ndodhi stuhia e paprecedentë – të hënën – Bosfori ishte mbyllur për trafikun detar dhe as tragetet nuk lëviznin.
Veç kësaj, edhe disa fluturime të Turkish Airlines janë devijuar drejt qyteteve të tjera.
Stuhia shkaktoi kaos në metropolin prej 15 milionë banorësh – të paktën tetë persona u lënduan në qytete të tjera për shkak se era rrëzoi një kullë sahati, shkuli pemët, por edhe përmbysi automjetet.