Wednesday, January 19, 2022

Tri vjet fituese në lotari, çdo vit u shpërblye me nga 50 mijë dollarë

Një grua nga Maryland në Shtetet e Bashkuara po feston pasi ka një arsye të vërtetë për këtë – pasi që ka fituar në lotari për herë të tretë në tre vitet e fundit, shkruan CNN.

Shpërblimet prej 50 mijë dollarë i fitoi pasi i bleu tiketat fatsjellëse në të njëjtin objekt.

61-vjeçarja nga rajoni i Montgomery së fundmi kishte blerë dy bileta gërvishtëse Lucky që kushtojnë nga 5 dollarë, bileta e parë nuk i solli asgjë – por e dyta çmimin kryesor prej 50 mijë dollarëve.

Në gusht të vitit 2018, fitoi bonusin prej 50 mijë dollarëve, e në tetor të 2019 luajti sërish në Cash Craze Doubler, ku kjo pensioniste fitoi sërish.

“Thjesht nuk besoja që ndodhi sërish”, u tha ajo zyrtarëve të lotarisë.

- Advertisment -

Lexoni