Vrima e zezë yjore që thyen rekord është gjetur e fshehur pranë Tokës: ScienceAlert
Karriga për “gejmerë” nga Karbon, Alcantara dhe Lamborghini
Lamborghini njihet për veturat sportive, por tani i është futur edhe tregut të “gejmingut”.
Gjiganti italian bashkoi forcat me Secretlab për të krijuar karriget e reja të dedikuara për gejmerët, duke u bërë pjesë e koleksionit Automobili Lamborghini Collection.
Karrigia vjen me ulësen standarde, sikurse në variantin Pinnacle Edition. Prezantimi i saj do të bëhet në garat të quajtura The Real Race.
Karrigia është e bukur, përmban karbon dhe Alcantara, materiale që përdoren për prodhimin e veturave të Lamborghini.
Ndryshe Secretlab u themelua në vitin 2014, duke u bërë lider në prodhimin e karrigeve të dedikuara për gejmerët.
Karriget e tyre i përdorin mbi një milion njerëz në mbarë botën – madje janë të njohura në mesin e elitës së gejmerëve.
Çmimi i karriges akoma nuk është bërë i ditur, e në treg pritet të shfaqet gjatë vitit të ardhshëm.