Fakte të reja për staturën kombëtare të Mbretit Zog- Nga Ekrem Spahiu
Hyundai nuk do të prodhojë më motorë makinash me djegie të brendshme
Hyundai ka vendosur tja lërë të shkuarës motor me djegie të brendshme. Sipas raportimeve të vinë nga Koreja e Jugut, Hyundai ka vendosur të mbyllë njësinë e dizajnit të motorëve me këtë muaj.
Kanë ngelur një pjesë e vogël punonjësish të cilët do të rafinojnë motorët ekzistues, por pjesa tjetër do të zhvendosen tek motorët elektrikë.
Qendra e ndërtimit të motorëve po shndërrohet në një hapësirë e prodhimit të motorëve elektrikë ndërsa divizionet e motorëve të performancës së lartë janë dedikuar vetëm motorëve elektrikë.
Madje është krijuar një qendër e re e zhvillimit të baterive ndërsa hulumtuesit po punojnë me komponentë si bateri dhe çipe.
Qëllimi është një, përshpejtimi i kalimi në makinat elektrike duke kushtuar më shumë fuqi punëtore teknologjisë re.
Elektrifikimi është i pashmangshëm ndërsa shumë vende të botës kanë vendosur të ndalojnë prodhimin dhe shitjen e makinave me motorë me djegie të brendshme duke filluar nga 2030.