Ktheu Gjermaninë “në shina”, Nagelsmann i hapur për të zgjatur bashkëpunimin
Elon Musk zbulon identitetin e krijuesit të Bitcoin
Njeriu i dytë më i pasur në botë, Elon Musk, thotë se krijuesi i kriptomonedhës bitcoin që të gjithë e njohim me pseudonimin Satoshi Nakamoto, është eksperti i kriptomonedhave Nick Szabo.
Musk bëri këtë deklaratë ditën e Mërkure gjatë një podcasti ku diskutoi tema të ndryshme nga inteligjenca artificiale, tek Tesla dhe kriptomonedhat.
Ndërsa po diskutonin me moderatorin e podcastit shumë popullor Lex Fridman, Musk tha: “Mjafton të shikoni evolucionin e ideve përpara linçimin të bitcoin dhe të shikoni se kush ka shkruar për ato ide. Mua më duket se është Nick Szabo më shumë se askush tjetër përgjegjës për evolucionin e këtyre ideve. Ai thotë se nuk është Nakamoto, por unë nuk e besoj këtë. Ai më shumë se kushdo tjetër ka influencuar idetë pas bitcoin.”
Që kur u krijua në 2009, bitcoin është bërë sot një aset me vlerë 2 trilionë dollarë. Misteri rreth kriptomodhës qëndron tek fakti se kush është krijuesi i saj.
Spekulimet rreth identitetit të krijuesit origjinal janë edhe sot një temë e nxehtë. Në 2014-ën u zbuluan ngjashmëri të mëdha mes studimit të bitcoin dhe shkrimeve të Szabo, ngjashëm që shtriheshin edhe tek materiali gjuhësor i përdorur.
Nicholas Szabo është një shkencëtar kompjuterik i njohur për kërkimet e tij në kontratat dixhitale dhe kriptomonedhat. /PCWorld Albanian