Balenat e spermës janë parë duke përdorur armën e tyre të fundit kundër orkave sulmuese:
Kërkohet paraburgim për burrin që vrau gruan në Llaushë të Skenderajt
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për burrin që vrau gruan në Llaushë të Skenderajt.
“Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari S.Q., me datë 05 janar 2022, në fshatin Llaushë të Skenderajt, me dashje, ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij me iniciale L.Q., ashtu që pas një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme me viktimën, ka nxjerrë armën nga xhepi i xhaketës dhe ka shtënë gjashtë herë në drejtim të viktimës, të cilën e ka goditur në trup dhe, si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin rajonal të Mitrovicës”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.
Aty thuhet se i dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit ditën e djeshme dhe gjendet në ndalim 48 orësh.
Tutje, prokuroria bën të ditur se seanca për caktimin e paraburgimit për të ndaluarit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.