Friday, January 28, 2022

Shtyhet ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy 2022

Çmimet Grammy të këtij viti janë shtyrë si pasojë e pandemisë së Covid-19.

Ceremonia do të mbahej më 31 janar në Los Angeles, mirëpo burime për Variety pohuan se artistët dhe organizatorët shprehën shqetësimin për pjesëmarrjen në ceremoninë e këtij viti pas përhapjes së shpejtë të variantit Omicron.

Një deklaratë zyrtare konfirmon se ceremonia është shtyrë për një kohë të pacaktuar dhe nuk është vendosur ende një datë e re.

“Shëndeti dhe siguria e komunitetit muzikor, audiencës live dhe qindra njerëzve që punojnë pa u lodhur për të prodhuar shfaqjen tonë mbetet prioriteti ynë kryesor,” thuhet në deklaratë. “Duke pasur parasysh pasigurinë për variantin Omicron, shfaqja më 31 janar përmban shumë rreziqe. Mezi presim të festojmë natën më të madhe të muzikës në një datë të ardhshme, e cila do të shpallet së shpejti.”

Ceremonia pritej të moderohej nga Trevor Noah. Çmimet e vitit të kaluar u shtynë deri në mars. Nominimet e këtij viti udhëhiqen nga Jon Batiste, HER dhe Justin Bieber.

- Advertisment -

Lexoni