Balenat e spermës janë parë duke përdorur armën e tyre të fundit kundër orkave sulmuese:
Brenda rezidencës luksoze ku Rita Ora kaloi pushimet me të dashurin (FOTO)
Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, e kaloi Vitin e Ri duke pushuar në Bayron Bay të Australisë me motrën e saj Elena dhe të dashurin, Taika Waititi, përpara se të fluturonte për në Sydney.
“Daily Mail” shkruan se tani është zbuluar destinacioni mahnitës ku ka kaluar pushimet këngëtarja shqiptare me famë botërore.
31-vjeçarja së bashku me Elena, 33 dhe Taika, 46 vjeç, qëndruan në një rezidencë luksoze me qira të paguar prej 3500 dollarësh për natë në dhjetor dhe publikuan fotografi të shumta në llogaritë e tyre në Instagram nga momentet e bukura që kalonin në plazh.
Rezidenca përmban katër dhoma gjumi, me suitën master që ka një ballkon privat, banjo të stiluara dhe zona të bollshme, të mbushura me diell.