Al Pacino dhe Dan Stevens do të luajnë në filmin ekzorcist të bazuar në një
Autobusi me mërgimtarë rrëshqet dhe rrotullohet nga rruga në Serbi (VIDEO)
Një autobus nga Kosova është aksidentuar në afërsi të Krushevacit në Serbi. Bëhet fjalë për një autobusi të një kompanie turistike kosovare që ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Sipas dëshmitarëve të ngjarjes nuk ka viktima dhe as të lënduar seriozisht.
Edhe nga kompania “Zhitia Turist”, të cilës i përket autobusi, kanë deklaruar se nuk ka pësuar asnjë udhëtar.
“Po e vërtetë një autobus i yni ka dalë nga rruga, mirëpo për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm tetë udhëtarë kanë marrë gërvishje të lehta”, kanë thënë nga kjo kompani.
Autobusi kosovar dyshohet se ka rrëshqitur për shkak të rrugës me ngrica.
Autobusi ishte duke shkuar në drejtim të Sllovenisë nga Kosova.
Të lënduarit po transportohen në spitalin e Krushevcit. Mësohet se shkaktari i aksidentit ka qenë kushtet e vështira të rrugës. Autobusi ishte duke shkuar në drejtim të Sllovenisë nga Kosova.