Al Pacino dhe Dan Stevens do të luajnë në filmin ekzorcist të bazuar në një
Qeveria e Kosovës: Në aksidentin në Krushevc janë lënduar nëntë veta
Nëntë persona kanë marrë lëndime si pasojë e daljes nga rruga të një autobusi me kosovarë.
Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se nga informacionet që kanë, të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz. Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit, për t’i vizituar të lënduarit”.
“Të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë. Institucionet e Republikës së Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar të prekurit nga ky aksident”.
Autobusi i “Zhitia Turist” po udhëtonte nga Prishtina drejt Grazit të Austrisë.
Drejtuesit e kësaj kompanie kishin deklaruar se nuk ka persona me lëndime serioze dhe se bëhet fjalë vetëm për disa gërvishje, por autobusi shihet se ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar.
Udhëtarët nga Kosova të aksidentuar në Serbi nisen për në Slloveni
Mbrëmë një autobus i linjës Prishtinë-Graz (Austri) ishte aksidentuar rreth orës 22:00 në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi, ndërsa nëntë personat e lënduar, por jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkaq, sot në orët e mëngjesit kompania Zhitia Tourist njoftoi se të nëntë personat nuk kanë lëndime serioze dhe pasagjerët që ishin në autobus tashmë janë rrugës për në Slloveni.
“Falënderojmë Zotin që nuk kishte lëndime serioze , pasagjerët që ishin në autobusin kur ndodhi aksidenti tashmë janë rrugës për në Slloveni.
Ju falënderojmë për ndihmën sinqeritetin e besnikërinë tuaj ndaj nesh”, thuhet në postimin e kësaj kompanie.
Ndryshe, mbrëmë Qeveria e Kosovës kishte njoftuar se një autobus i linjës Prishtinë-Graz (Austri) është aksidentuar rreth orës 22:00 në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi.
Qeveria njoftoi se janë 9 udhëtarë që kanë pësuar lëndime, por që janë jashtë rrezikut për jetë, transmeton Telegrafi.
“Sipas informatave të para, janë 9 udhëtarë të lënduar në spital dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë. Kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz. Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit. Të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë”, thuhej në njoftimin e qeverisë.