Friday, January 28, 2022

Shtetet më të mira për të punuar jashtë vendit në vitin 2022

Pandemia ka ndryshuar tërësisht jetën tonë, nga gjërat më të vogla të përditshmërisë e deri te mendimet për të punuar diku gjetkë nëpër botë.

Me kaq shumë industri që po kalojnë online, puna në distancë mund të jetë në favorin tuaj. Për të patur një ide në lidhje me vendet më të mira për emigrantët, i referohemi studimit të vitit 2021 të Expat Insider, bazuar te anketimi i mijëra emigrantëve në mbarë botën.Shtetet më të mira për të punuar jashtë vendit nëTAJVANI

Tajvani u rendit në vendin e parë në Indeksin e Punës Jashtë Vendit. Të anketuarit ishin të kënaqur me sigurinë e punës – 83% ishin përgjithësisht të kënaqur, në kontrast me 61% në nivel ndërkombëtar. 

Shumica e të anketuarve ishin të kënaqur me orët e tyre të punës (74%) ndërsa dy në pesë nuk mund të jenë më të lumtur me punën e tyre – që është gati dyfishi i mesatares ndërkombëtare.Shtetet më të mira për të punuar jashtë vendit nëZELANDA E RE

Zelanda e Re u rendit në vendin e dytë, ndërsa Republika Çeke e treta. Nëse pëlqeni një jetë nomade, Republika Çeke mund të jetë vendi i duhur pasi 93% e amigrantëve thanë se mund të punojnë në distancë.Shtetet më të mira për të punuar jashtë vendit nëREPUBLIKA ÇEKE

Renditja e vendeve të tjera në Top10 vijon kështu:

4. Kina
5. Danimarka
6. Gjermania
7. Austria
8. Irlanda
9. Vietnami
10. Australia

- Advertisment -

Lexoni