Studimi Lidh Preferencën për Makina me zë të lartë me disa Tipare të Personalitetit Befasues:
Hashash në oborrin e Presidentit?!
Policia e Afrikës së Jugut ka shkulur disa bimë kanabisi që rriteshin pranë zyrës së Presidentit, Cyril Ramaphosa në Pretoria.
Rrënjët u përkisnin aktivistëve nga komuniteti indigjen Khoisan, disa prej të cilëve kanë ngritur një kam me çadra në këtë zonë për tre vjetësh. Udhëheqësi i tyre, i cili e quan veten Mbreti Khoisan, u kap pas një bime të madhe kanabisi ndërsa policia e tërhoqi zvarrë.
“Policia… ju na keni shpallur luftë. Ne jemi këtu paqësisht. Tani, ne po vijmë për ju”, citohet nga AFP udhëheqësi i këtij komuniteti.
Ai dhe disa aktivistë të tjerë u arrestuan për “mbjellje të paligjshme dhe kultivim të kanabisit si dhe mosmbajtje të maskës së fytyrës në publik kur u urdhërua ta bënte këtë nga një oficer policie”, thanë autoritetet një deklaratë për AFP.
Në vitin 2018, grupi ngriti kampin në hapësirën e gjelbër jashtë zyrës së Presidentit të Afrikës së Jugut dhe pranë një statuje gjigante të Nelson Mandelës, për të bërë fushatë për njohjen zyrtare të gjuhës së tyre.
Gruaja e mbretit Khoisan u shfaq e zemëruar në intervistat e dhëna për mediat vendase. Ajo tha se gjithçka që populli i saj kërkon është që t’i njihet zyrtarisht gjuha e vet.
Sipas saj, bimët me hashash të mbjella në oborrin e presidencës ishin për arsye mjekësore, për të shëruar dhe lehtësuar sëmundje si kanceri dhe presioni i lartë i gjakut.
Përdorimi personal personal i kanabisit në vende private u dekriminalizua në Afrikën e Jugut në vitin 2018. Khoisan janë banorët më të vjetër të Afrikës së Jugut, por tani përbëjnë një pakicë të vogël në vend.