Shefi i CIA-s paralajmëron SHBA: Ukraina do të humbasë në fund të vitit 2024
Osmani, Kurti dhe Konjufca takohen me ambasadorët e QUINT-it rreth referendumit serb
E plotësuar: Ka përfunduar takimi ndërmjet përfaqësuesve të shteteve të QUINT-it me presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.
Pas përfundimit të takimit kryeministri Kurti në një prononcim të shkurtër për media ka thënë që tri institucionet pritet të dalin me një komunikatë të përbashkët për shtyp.
Ka nisur takimi mes ambasadorëve të QUINT-it, Osmanit, Kurtit dhe Konjufcës
Ka filluar të mbahet takimi ndërmjet përfaqësuesve të shteteve të QUINT-it me presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.
Temë e diskutimit do të jetë lejimi i organizimit të referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.
Presioni në lidhje me lejimin për organizim të këtij referendumi është rritur sidomos sot kur shtetet e QUINT-it kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të lejoj OSBE-në të organizojë referendumin e Serbisë në territorin e Kosovës siç ishte praktikuar më herët në procese zgjedhore.
Nga Qeveria kanë thënë gjatë të premtes se “serbët në Kosovë që kanë dyshtetësi mund të jenë pjesëmarrës në këtë referendum nëpërmjet votimin me postë ose në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë”.
Përmes një deklarate Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë thënë se mirëpresin referendumin kombëtar të Serbisë të 16 janarit për ndryshimet kushtetuese si “një hap kyç për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe për të rritur transparencën dhe efektivitetin e institucioneve te shtetit të sundimit te ligjit”.
“Ne kemi inkurajuar të gjithë qytetarët e Serbisë që të marrin pjesë në referendum dhe besojmë se është e rëndësishme që votuesit me të drejtë vote të mund të votojnë në zgjedhje dhe referendume. Vërejmë me keqardhje se Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të mbledhë fletëvotimet e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë për referendumin e ardhshëm, në përputhje me praktikën e kaluar. Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur”.
Shtetet e Quint-it i kanë bërë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
Ndërkaq, Qeveria e Kosovës ka reaguar duke thënë se kjo e drejtë nuk po i mohohet asnjë qytetari të Serbisë në Republikën e Kosovës, por se kjo nuk bën të ndodhë duke shkelur sovranitetin e vendin.