Ktheu Gjermaninë “në shina”, Nagelsmann i hapur për të zgjatur bashkëpunimin
Referendumi serb dhe presioni ndërkombëtar/ Kurti kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit (DOKUMENT)
Kryeministri Albin Kurti i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, me kërkesë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.
“Në përputhje me nenin 69, paragrafi 4, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38, paragrafi 2b, të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti i është drejtuar Kuvendit me kërkesë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, për nesër, e shtunë, me datë 15 janar 2022, në orën 14:00”, thuhet në kërkesën e Kurtit.
Në rend të ditës së kësaj seance të jashtëzakonshme është diskutimi në lidhje me synimin e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës.
Në këtë kërkesë thuhet se diskutimi nga kjo seancë ka për qëllim të nxjerrë një rezolutë të përbashkët, në të cilën shprehet vullneti politik i deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe Kuvendit të Kosovës për këtë çështje.
Kërkesa është aprovuar dhe seanca është caktuar të mbahet të shtunën, nga ora 14.00.