Liverpooli mendon për pasuesin e Salah, alternativë edhe ish-in e Ajaxit
Shkon në 2.811 raste numri i të infektuarve me COVID në Kosovë
Rritja e numrit të personave të infektuar me coronavirus, ka bërë që rastet aktive t’i afrohen shifrës 3.000. Pas një periudhe të qetë me pandeminë, dy javët e fundit kanë rënduar situatën me rritje të numrit të të prekurve nga variantet e ndryshme të këtij virusi.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se dje, gjatë 24 orëve të fundit dy persona kanë vdekur dhe janë shënuar 427 raste pozitive me COVID-19, nga 5 mijë e 881 raste të marra.
Me 427 rastet e reja, numri i rasteve aktive ka shkuar në 2 mijë e 811.
Ndërsa, 884 mijë e 81 persona janë vaksinuar me dozën e parë kundër virusit korona, kurse me dozën e dytë janë vaksinuar 793 mijë e 574 persona, dhe dozën përforcuese e kanë marrë 24 mijë e 841 persona.