Shefi i CIA-s paralajmëron SHBA: Ukraina do të humbasë në fund të vitit 2024
Zjarri në Dardani: Një i lënduar, digjen një kamion dhe tri vetura (VIDEO)
Një zjarr kishte përfshi një kamion dhe tri vetura në lagjen “Dardania” të Prishtinës, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime.
Rasti ka ndodhur rreth orës 13:30, ku është raportuar se në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë, ku fillimisht një kamion ishte përfshirë nga zjarri.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se dyshimet janë që nga zjarri ose tymi të jenë prekur edhe tri vetura përreth kamionit.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Deri më tani raportohet për një person të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci.