Dëmtohet rëndë në stërvitje, a do ta blejë PSV lojtarin e Barçës?
Real Madrid fiton Superkupën e Spanjës
Real Madrid ka fituar Superkupën e Spanjës, pasi që në finale mposhti me rezultat 2-0 Athletic Bilbaon. Në ndeshjen paraprake, Real Madrid mposhti Barcelonën me rezultat 3 me 2.
Gara e tretë më e rëndësishme në Spanjë, pas La Ligës dhe Kupës së Mbretit u zhvillua në Arabinë Suadite.
Skuadra madrilene në finale e mposhti Athletic Bilbaon me rezultat 2-0, e golat e fitores erdhën nga Luka Modric (38’) dhe Karim Benzema (P, 52’).
Me mjaft përvojë në formacionin startues, Reali e menaxhoi mjaft mirë gjithë ndeshjen dhe me plot meritë arriti që ta fitojë këtë finale. Në momentet e fundit të ndeshjes, Bilbao e pati mundësinë ta rihapte ndeshjen, pasi Militao i Realit u përjashtua nga loja me karton të kuq dhe për Bilbaon u referua një penallti. Por, Garcia u tregua i pasaktë nga pika e bardhë (89’) dhe rezultati mbeti i pandryshuar.
Kujtojmë që në gjysmëfinale të kësaj Superkupe Reali e kishte eliminuar Barcelonën, kurse Bilbao Attleticon e Madridit.
Sa i përket Superkupave të fituara, kjo është hera e 12 që Reali e fiton këtë trofe, duke pasur tash vetëm një më pak se Barcelona (13), kurse Bilbao mbetet me 3 të fituara.