Veriu i zbrazët, nuk ka referendum vetëm improvizime
Me disa improvizime në rrugë, përmes së cilave bëhet sikur po organizohen votimet për referendumin kushtetues të Serbisë, rrugët në Mitrovicën Veriore sot duken të zbrazëta. Shkollat dhe objektet tjera ku serbët lokal synonin të organizonin referendumin, janë të mbyllura.
Ndërkohë, një grup i qytetarëve serbë, kishte zgjedhur edhe të protestonte. Disa persona, mbanin disa pankarta në duar, përmes së cilave nuk pajtoheshin me vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe Rezolutën e Kuvendit që ky referendum nuk do të mund të organizohej në Kosovë, pasi që i përket një shteti tjetër, Serbisë.
Nisur nga pamundësia e organizimit të referendumit, Beogradi zyrtar u bëri thirrje serbëve të Kosovës që t’ia mësyejnë Serbisë dhe të votojnë në katër qytete brenda territorit të këtij shteti fqinj, si në Novi Pazar, Rashkë, Kurshumli dhe Vranjë.
LEXO EDHE KËTË: