Balenat e spermës janë parë duke përdorur armën e tyre të fundit kundër orkave sulmuese:
Ndeshje miqësore me Zvicrën – Shaqiri dhe Xhaka përballen me Kosovën
Tashmë është zyrtare. Kosova do të përballet me Zvicrën në një takim miqësor që të do të zhvillohet me 29 mars.
Kombëtarja zvicerane ka vulosur gjithçka përmes një postimi në Twitter.
Zvicra do të përballet edhe me Anglinë. Takimi me “3 Luanët” do të luhet më 26 mars. Për sa i përket përballjes ndaj dardanëve, ajo do të zhvillohet në stadiumin e Zyrihut.
Një duel special ky, duke pasur parasysh faktin, se Zvicra, ka në përbërje një numër të konsiderueshëm futbollistësh me origjinë shqiptare. E gjithë vëmendja do të jetë padyshim te Shaqiri dhe Xhaka.