Pep “ia vë syrin” talentit të Bayernit, por duhet të paktën 100 milionë
Poezi nga Jusuf Gërvalla: DO TË KTHEHEM NËNË
DO TË KTHEHEM NËNË
Sa fort më mundon
Vetmia, o nanë
E votër braktisa një ditë
N’vendlindje ishte vjeshtë
Tani vonë
Të presin të korrat e brengat
N’mendime më ke tretur
Tani, o nanë
Për birin që të la në vetmi
Shikim imi kah dera, kah dera më përgjon
Trokitje të lehta dëshiron.
Ktheu shpejt më ke pas thënë
Se brengat më kanë molisur
Të presin shokët në varr nën bli
Porositë e babit tënd
Kaluan pranvera dhe vjeshta o nanë
Që kur të ndjell veç një kthim
Nëse vetë nuk do të mundem
Do i them birit tim
Në vendlindje të shtrojë çdo gëzim
Të lutem jeto me shpresa o nanë
Se një ditë dikush do të trokllojë
Në atë votër ku së pari zëri im jehoi
Andej nipat do të ngrej shtëpinë.
Jusuf Gërvalla
SHENIM:
Në përvjetorin e vrasjes së Jusuf Gërvallës (1943-1982)
Shërbimi Sekret Jugosllav i përcjell vazhdimisht qysh kur mbërrijnë në Gjermani.
Me 17 janar 1982, qëllojnë mbi ta teksa që të tretë janë në makinë duke dalë nga garazha. Jusufi vdes pastaj, në spital, atëkohë 38 vjeç. Bardhoshi e Kadriu mbesin në vend.
Dy vjet para atentatit, Jusuf Gervalla kishte dhënë një intervistë katër orëshe për Die Tageszeitung, TAZ.
Intervista u publikua pas vrasjes. Aty, ai parashikonte me saktësi atë që do të ndodhte në Kosovë dy dekadat e ardhshme. Faza e parë, thoshte ai, është njohja e historisë, njohja e së vërtetes dhe përhapja e saj në popull; përmes trakteve, gazetave dhe parrullave.
“Faza e dytë përmban luftën e armatosur”, kishte thënë Gërvalla. “Në fazën e dytë, shumëçka varet nga relacionet në botë, në Europë dhe në vend”.
I përjetshëm kujtimi për Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën – LAVDI.