Liverpooli mendon për pasuesin e Salah, alternativë edhe ish-in e Ajaxit
Në QKUK për herë të parë kryhet operacioni i largimit të tumorit të hipofizës
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se në Klinikën e Neurokirugjisë në QKUK, për herë të parë është kryer operacioni i largimi i tumorit të hipofizës (gjëndra hormonale në tru), nëpërmjet rrugës nazale me qasje transfenoidale.
Më anë të një postimi në Facebook, SSHKUK bën të ditur se ekipi profesional i neurokirurgëve udhëhiqej nga Prof. Mentrol Petrela, i shoqëruar edhe nga neurokirurgët nga Kosova dhe se operimi përfundoi me sukses dhe pacientja aktualisht është në gjendje stabile shëndetësore.