Shqyrtohen masat e reja, fillon më herët Ora Policore …
Komiteti Ndërministror për pandeminë, pritet të mblidhet të enjten. Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se do të propozohet kthimi i Orës Policore nga 22.00 deri në 05.00.
Rritja e numrit të të infektuarve me COVID, pas përhapjes masive të variantit Omicron, ka shtyrë Qeverinë që t’i ashpërsojë masat.
Mund të mbyllen shkollat dhe të kalohet në mësimin online, pastaj pritet që edhe gastronomia të kthehet në orarin deri në orën 21.00, si dhe shërbimi merre me vete.
Mbledhja e tyre është paraparë në ora nëntë, ndërsa pritet të propozohen masat si vijon:
- Gastronomia të punojë deri në orën 21:00.
- Të bëhet kusht që të gjithë ata që hyjnë në Kosovë të jenë me tri doza të vaksinës për Covid-19.
- Gjithashtu Klan Kosova mëson se edhe Ora Policore pritet të nisë nga ora 22:00, megjithatë akoma nuk ka të konfirmuar zyrtarisht.
- Mësimi të kalojë në online si dhe do të shqyrtohet mbyllja e çerdheve
Duhet rikujtuar se në 24 orët e fundit, 2 mijë e 50 raste u regjistruan të infektuar me koronavirus.