Ditari sekret i Enver Hoxhës: Projekti i panjohur për t’u hapur me Perëndimin që në
Kek i butë me portokall
Përbërësit:
250 gram miell
4 vezë
180 gram sheqer
1/2 lugë çaji ekstrakt vanilje
Lëkura e grirë e një portokalli
1/2 gotë me vaj luledielli
1/2 gotë me lëng portokalli
1 lugë çaji pluhur pjekjeje
Procedura:
1. Në një tas rrihni vezët me sheqerin.
2. Shtoni lëngun e portokallit, lëkurën, vajin dhe vaniljen. I përzieni mirë me një mikser elektrik.
3. Gradualisht shtoni miellin e situr dhe pluhurin pjekës.
4. Pasi të keni krijuar një masë homogjene, e kaloni masën në formën e kekut të lyer paraprakisht me gjalpë.
5. E fusni në furrë të piqet për 40 minuta në temperaturë 180 gradë.
6. I shtoni sipër sheqer pluhur dhe prisni disa minuta të ftohet, para se ta shijoni kekun me portokall.